FSHF organizon një tjetër turne europian kualifikues, Shqipëria bën pjesë në grupin B

FSHF organizon një tjetër turne europian kualifikues, Shqipëria bën pjesë në grupin B

FSHF do të organizojë një tjetër turne kualifikues europian gjatë muajit prill. Ndeshjet e raundit të dytë të kualifikueseve të Europianit U-19 për vajza do të luhen të gjitha në vendin tonë më 9, 12 dhe 15 prill. Kuqezezat e drejtuara nga trajnerja Daniela Kodra do të përballen në këtë fazë me Turqinë, Malin e Zi dhe Lihtenshtejnin. Të katërta ekipet janë pjesë e grupit B5. Shqipëria do të përballet me Malin e Zi në ndeshjen e parë, takim që është planifikuar të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 15:00 më 9 prill. Në të njëjtën ditë do të luhet edhe sfida tjetër e grupit mes Turqisë dhe Lihtenshtejnit, në ora 12:00 në “Egnatia Arena”. Në takimin e dytë, kuqezezat do të përballen me...