FSHF njofton për kalendarin e veprimeve, repartet kuqezi kanë mangësi për shkak të dëmtimeve

FSHF njofton për kalendarin e veprimeve, repartet kuqezi kanë mangësi për shkak të dëmtimeve

Adriatik BALLA Emocionet e duelit të 26 marsit me Poloninë kanë nisur tashmë, ndërkohë që të shtunën do të fillojë edhe përgatitja reale pasi trajneri Silvinjo do të shpallë listën e lojtarëve të grumbulluar. Gjërat duken mirë, por ka dhe ankth prej lojtarëve të dëmtuar. Kombëtarja nis përgatitjet për sfidat e muajit mars në kuadër të fazës “play-off” për Kupën e Botës 2026, me synimin për të siguruar një vend në kompeticionin më të madh të futbollit botëror. Sipas programit të përcaktuar, trajneri Silvinjo do të bëjë publike listën e lojtarëve të grumbulluar ditën e shtunë, më 21 mars, në orën 10:00, ndërsa në orën 11:00 do të zhvillohet edhe konferenca për shtyp në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Grumbullimi zyrtar i Kombtares do të...