FSHF njofton për biletat e superkupës mes Dinamos dhe Egnatias

FSHF njofton për biletat e superkupës mes Dinamos dhe Egnatias

Në fund të vitit do të ketë një ndeshje shumë të veçantë që mund të japë një nga trofetë sezonal për ekipet finaliste. Dihet që superkupa përplas fituesin e titullit me atë të kupës së Shqipërisë, por emrat mbartin peshën e vet në ballafaqime të tilla. Sikurse e shpreh edhe vetë njoftimi i federatës, viti 2025 për futbollin shqiptar do të mbyllet me finalen e Superkupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Dinamo Sitit. Një përballje e fortë mes dy skuadrave rivale, që po luftojnë edhe për kreun e renditjes në kampionatin “Abissnet Superiore”. Egnatia kryeson aktualisht kampionatin me 34 pikë, ndërsa Dinamo Siti mban vendin e tretë, me pesë pikë më pak se rrogozhinasit. Egnatia dhe Dinamo Siti janë përballur dy herë në sezonin e...