FSHF merr pjesë në projektin e rëndësishëm evropian, takimi hapës mbahet në Bruksel

FSHF merr pjesë në projektin e rëndësishëm evropian, takimi hapës mbahet në Bruksel

Federata Shqiptare e Futbollit është pjesë e projektit evropian “HAND IN HAND”, një iniciativë që synon të luftojë dhunën ndaj grave përmes sportit. Takimi hapës i projektit u zhvillua në selinë e EuroHockey në Bruksel, me pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve ndërkombëtarë. Projekti zbatohet në bashkëpunim me Università degli Studi di Modena e Reggio Emilia (UNIMORE), European Hockey Federation, Balgarski Sportein Inovatsionen Hab, Feerata Shqiptare e Futbollit, Association Francaise De Hockey Sur Gazon, Association Alice Milliat dhe Formodena. “HAND IN HAND” ka si objektiv kryesor përdorimin e sportit si një mjet për të kundërshtuar dhunën me bazë gjinore, duke promovuar një kulturë respekti dhe barazie. Synimi është që mjediset sportive të shndërrohen në hapësira edukative ku të rinjtë, veçanërisht djemtë, të formohen me vlera të...