FSHF merr pjesë në panairin e punës, mundësi të mira për të rinjtë

FSHF merr pjesë në panairin e punës, mundësi të mira për të rinjtë

5 Shkurt 2026 17:23 Telesport Federata e Futbollit ishte për të dytin vit radhazi pjesë e panairit të punës të organizuar nga Tirana Business University, duke prezantuar programin e saj të internship-it dhe hapësirat e zhvillimit profesional që ofron për studentët dhe të rinjtë. Gjatë panairit, përfaqësues të FSHF-së informuan studentët mbi programet e praktikës, strukturat dhe departamentet ku ata mund të angazhohen, si dhe mbi eksperiencën praktike që ofron institucioni. Studentët që bëhen pjesë e programit të internship-it kanë mundësinë të punojnë ngushtë me profesionistë të fushës, të përfshihen në projekte konkrete dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Pjesëmarrja e FSHF-së në panairin e punës të TBU është një tjetër hap në angazhimin e vazhdueshëm të institucionit për të mbështetur...