FSHF mbyll me sukses Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve, morën pjesë përfaqësues nga 19 federata anëtare të UEFA-s
Federata e Futbollit, në bashkëpunim me UEFA-n, përmbylli me sukses Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve, një aktivitet dyditor që u zhvillua në Tiranë dhe që kishte për qëllim zhvillimin dhe profesionalizimin e futbollit europian. Në këtë workshop morën pjesë përfaqësues nga 19 federata anëtare të UEFA-s, të cilët u trajnuan nga ekspertët më të lartë të UEFA-s mbi standardet, kriteret dhe proceset e licensimit të klubeve, me fokus harmonizimin e praktikave dhe rritjen e cilësisë së menaxhimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Drejtori Administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu,në një prononcim për fshf.org, vlerësoi rëndësinë e workshopit, bashkëpunimin e shkëlqyer me UEFA-n dhe federatat anëtare, si dhe mundësinë për të shkëmbyer ide dhe përvoja mbi procesin e licensimit për zhvillimin profesional të klubeve. “Përfunduam workshopin...
Burimi:
telesport.al