FSHF mbyll bashkëpunimin me Julian Ahmati, Kombëtarja U-19 pa trajner

FSHF mbyll bashkëpunimin me Julian Ahmati, Kombëtarja U-19 pa trajner

13 Janar 2026 19:20 Telesport Federata e Futbollit njofton përfundimin e bashkëpunimit me Juljan Ahmati si trajner i Kombëtares shqiptare U-19. Tekniku shqiptar e drejtoi Kombëtaren U-19 që prej marsit të vitit 2024 dhe, me marrëveshje të përbashkët mes palëve, është vendosur mbyllja e këtij bashkëpunimi. Federata e Futbollit e falënderon trajnerin Juljan Ahmati për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë drejtimit të Kombëtares U-19, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në vijim të karrierës së tij profesionale.