FSHF forcon rolin ndërkombëtar, Tirana mikpret Workshopin Rajonal të UEFA-s për Licensimin e Klubeve
Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me UEFA-n, po organizon në Tiranë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve, një aktivitet me rëndësi strategjike për zhvillimin dhe profesionalizimin e futbollit europian. Në këtë workshop dyditor marrin pjesë përfaqësues nga 19 federata anëtare të UEFA-s, të cilët po trajnohen nga ekspertët më të lartë të UEFA-s mbi standardet, kriteret dhe proceset e licensimit të klubeve, me fokus harmonizimin e praktikave dhe rritjen e cilësisë së menaxhimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. FSHF u përfaqësua nga Drejtori Administrativ, Aldi Topçiu, së bashku me stafin e administratës së licensimit, duke riafirmuar angazhimin e Federatës për zbatimin e standardeve më të larta të qeverisjes dhe transparencës në futbollin shqiptar. Gjatë ditës së parë u diskutua mbi përditësimin dhe harmonizimin e...
Burimi:
sportiim.al