FSHF dhe Drejtori Teknik, Fulvio Pea mbyllin bashkëpunimin pas tre vitesh e gjysmë

FSHF dhe Drejtori Teknik, Fulvio Pea mbyllin bashkëpunimin pas tre vitesh e gjysmë

Federata Shqiptare e Futbollit njofton përfundimin e bashkëpunimit me Drejtorin Teknik, Fulvio Pea, i cili ka vendosur të largohet nga detyra për arsye dhe obligime familjare. Gjatë tre viteve e gjysmë në këtë rol, Pea ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit teknik, në forcimin e programeve të edukimit të trajnerëve dhe në avancimin e projekteve që lidhen me rritjen e cilësisë së futbollit shqiptar në të gjitha nivelet. Në një prononcim për fshf.org, Fulvio Pea falëndron të gjithë aktorët e futbollit që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij në këtë detyrë, me në krye presidentin e FSHF-së, Armand Duka. “E përmbyll pas 3 vitesh rrugëtimin tim në federatë. Ka qenë një rrugëtim intensiv, plot angazhime, por njëkohësisht shumë i këndshëm....