Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Frank, çfarë gafe! Detaji i bujshëm nuk iu shpëton tifozëve të Tottenham
8 Janar 2026 14:07 Alfred Lleshi Momenti i vështirë vazhdon te Tottenham. “Spurs” nuk po fitojnë më. Pas dy barazimeve radhazi me Brentford dhe Sunderland, fituesit në fuqi të “Europa League” u mposhtën 3-2 në “Vitality Stadium” nga Bournemouth, me gol vendimtar në minutën 95-të nga Semenyo, i cili pritet t’i bashkohet Manchester City. Më shumë se rezultati, tifozët e “Spurs” u zemëruan nga një gafë e pabesueshme e trajnerit Thomas Frank, e cila u bë “virale”. Para nxehjes, Frank u pa duke pirë kafe nga një gotë me logon e Arsenalit, rival historik i Tottenham. Një pakujdesi e pafalshme për tifozët. I vetëdijshëm për situatën, trajneri u justifikua në konferencën pas ndeshjes, me nervozizëm: “Ishin në dhomat e zhveshjes nga ndeshja e mëparshme…, është...