Formacioni më i mirë i javës në Champions. Dominojnë Bayern dhe PSG. Barcelona përfaqësohet me një lojtar (foto)
9 Prill 2026 17:51 Telesport Pas përfundimit të ndeshjeve të para çerekfinale në Champions League, UEFA ka publikuar sot formacionin më të mirë të kësaj jave, ku dominojnë ekipet fituese si Bayern dhe PSG me nga 3 lojtarë secila. Në portë është Manuel Neuer, i cili gjithashtu u zgjodh edhe si “Lojtari më i mirë i javës”. Qendra e mbrojtjes: Le Normand dhe Marquinhos. Krahu i djathtë nga Stanisic i Bayern, krahu i majtë nga Araujo i Sporting Lisbon. Mesfusha: Joao Neves, Kimmich dhe Kai Havertz. Treshja sulmuese është vërtet fantastike: Khvicha Kvaratskhelia, Lamine Yamal dhe në qendër Julian Alvarez. Kujtojmë që ndeshjet e kthimit do të luhen pas një jave.
Burimi:
telesport.al