Formacioni më i mirë i javës 24, spikasin lojtarët e Pogradecit dhe trajneri Çela

Formacioni më i mirë i javës 24, spikasin lojtarët e Pogradecit dhe trajneri Çela

Rivaliteti në Kategorinë e Parë po sjell befasi në këtë kampionat dhe natyrisht edhe rezultate surprizë që ndikojnë në fatet e sezonit. Natyrisht, rikthimin në elitë e dëshirojnë disa skuadra, por duket se Laçi dhe Skënderbeu janë më afër në këto objektiva. Javët e fundit ka bërë mirë edhe Besa, Kukësi dhe natyrisht Pogradeci. Ndërkohë, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 24-t në kampionatin Kategoria e Parë, bazuar në paraqitjet individuale dhe ndikimin e lojtarëve në rezultatet e skuadrave të tyre. Skema e përzgjedhur është 1-4-2-3-1, me një përfaqësim të gjerë nga skuadrat që siguruan fitore të rëndësishme këtë javë. Në portë është përzgjedhur Ilir Dobjani i Skënderbeut, protagonist në suksesin e skuadrës së tij në transfertë. Në...