FORMACIONET ZYRTARE: Inter me dy mungesa “big”, por me mision të njëjtë. Bodo/Glimt të mbrojë rezultatin e ndeshjes së parë

FORMACIONET ZYRTARE: Inter me dy mungesa “big”, por me mision të njëjtë. Bodo/Glimt të mbrojë rezultatin e ndeshjes së parë

Luhen sonte në mbrëmje 3 nga ndeshjet e kthimit për play-offin në Champions League. Vëmendja do të jetë në “San Siro”, aty ku Inter pret Bodo/Glimt. Norvegjezët fituan 3-1 në ndeshjen e parë dhe sot do bëjnë të pamundurën të mbrojnë rezultatin. Në anën tjetër, Inter do të tentojë përmbysjen e madhe. Për Inter rikthehet Denzel Dumfries, pas një dëmtimi serioz që e la jashtë për një kohë të gjatë. Holandezi gjendet në stol. Dy munngesa të rëndësishme për sot për zikaltrit janë: Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu. INTER XI: Sommer; Bisseck, Akanji, Bastoni; Luis Henrique, Barella, Zielinski, Frattesi, Dimarco; Thuram, Esposito. BODO GLIMT XI: Haikin; Sjovold, Bjortuft, Gundersen, Bjorkan; Evjen, Berg, Brunstad Fet; Blomberg, Hogh, Hauge. Në dy sfidat e tjera, kualifikimi duket se...