Font: Nuk do ta përdor emrin e Messit për t’i mashtruar anëtarët si Laporta

Font: Nuk do ta përdor emrin e Messit për t’i mashtruar anëtarët si Laporta

Victor Font, në një intervistë, promovoi kandidaturën e tij për presidencën e Barcelonës. Ai kritikoi modelin personalist të Joan Laporta, njoftoi shkarkimin e Deco dhe Echevarría nëse fiton, mbajtjen e Flick si trajner dhe rikthimin e legjendave të larguara, përfshirë Messin. Font e quajti modelin e Laporta të gabuar, ku klubi përzihet me individin: “Zgjedhjet nuk janë për një kandidat, por për të zgjedhur një model profesional, modern dhe transversal. Jemi të sigurt se do të fitojmë”. Ai kritikoi mungesën e mundësisë për të blerë lojtarë dhe largimin e tifozëve nga vendim-marrjet e klubit, duke theksuar nevojën për konkurrencë dhe transparencë financiare. Për Messin sqaroi: “Nuk e kam numrin e tij, por të familjes së tij. Nuk do ta përdor emrin e tij për t’i mashtruar...