Fonseca kujton nisjen e bom*ardimeve ruse: Kaluam një natë në bunkerin e hotelit të presidentit të Shakhtarit

Fonseca kujton nisjen e bom*ardimeve ruse: Kaluam një natë në bunkerin e hotelit të presidentit të Shakhtarit

24 Shkurt 2026 10:32 Alfred Lleshi Paulo Fonseca, aktualisht trajner i Lyon, tregoi në një intervistë për “L’Équipe” largimin e tij të nxituar nga Kievi në shkurt 2022, kur u kthye në Ukrainë për të ndihmuar vjehrrit në fillimin e luftës. Pas bombardimeve ruse, ai dhe familja u strehuan në një hotel së bashku me lojtarët e Shakhtar Donetsk, atëherë të drejtuar nga Roberto De Zerbi. “Presidenti i Shakhtarit është pronar i një hoteli me bunker në bodrumin e parë. Shkuam aty dhe kaluam një natë me Roberto De Zerbi, stafin e tij dhe shumicën e lojtarëve brazilianë. Ishim rreth 60 persona, të tmerruar, sepse në televizor shihnim ushtarët rusë që përpiqeshin të hynin në Kiev”, – kujtoi Fonseca. Të nesërmen ai dhe familja udhëtuan...