Fofana: Allegri më do ofensiv, por nuk di nëse është më e mira për mua

Fofana: Allegri më do ofensiv, por nuk di nëse është më e mira për mua

17 Mars 2026 12:49 Alfred Lleshi Massimiliano Allegri ka ndryshuar mënyrën e lojës së Youssouf Fofana, teksa lojtari francez rrëfeu për “L’Equipe”: “Si mesfushor para mbrojtjes dija se kisha dy lojtarë pas meje, kisha referenca të tjera. Tani jam shumë më përpara, ndonjëherë pothuajse si sulmues. Kur të thuhet se do të luash më ofensiv, në fillim je i lumtur, por nuk është domosdoshmërisht ajo që dua. Nuk e di nëse është më e mira për të ardhmen time”. Fofana shpreh edhe pendesën: “Më mungon kontrollimi i ritmit të skuadrës”. Megjithatë, ai është plotësisht i përkushtuar për Milanin: “Bëj gjithçka për skuadrën, sidomos duke qenë në garë për titullin, por si ‘regjisor’ më pëlqente të kontrolloja ritmin, të rikuperoja topin dhe të nisja aksionet. Tani...