Florian Marku gati të rikthehet në ring, përgatitet për një duel në shtetin fqinj
Boksieri shqiptar Florian Marku, pas disa probleme personale që ka patur disa muaj më parë, duket se është gati të rikthehet në ring. Këtë gjë e konfirmon vetë boksieri në disa postime në rrjetet sociale “Pas një kohe të gjatë jashtë ringut, kam reflektuar, kam analizuar dhe kam mësuar. Gabimet nuk i fsheh, i kam studiuar. Kjo kohë larg nuk më dobësoi dhe më forcoi”, tha Marku, që numëron 13 fitore, 1 humbje e 1 barazim në karrierë. Më tej, boksieri shqiptar, që nuk duelon prej gati 2 vitesh, komentoi: “Tani, çdo hap do të jetë i kalkuluar, çdo vendim i menduar. Rikthehem ndryshe: më i qetë, më i uritur dhe më i përgatitur se kurrë, si mendërisht ashtu edhe fizikisht”. “Rikthimi nuk është rastësi,...
Burimi:
telesport.al