Flick: Ta kemi në ekip një lojtar si Fermín është e pabesueshme
16 Janar 2026 8:37 Alfred Lleshi Hansi Flick doli para mediave pas ndeshjes, në një konferencë të shkurtër, për shkak të urgjencës logjistike për t’u kthyer shpejt në aeroportin e Santanderit, i cili bëri përjashtim që avioni i Barcelonës të nisej pa u zhvendosur në një qytet tjetër. I pyetur për energjinë dhe ndikimin e Fermín, gjermani u shpreh: “Është shumë i veçantë. Më pëlqen shumë qëndrimi dhe dinamika e tij. Jep asistime, shënon gola dhe na ndihmon jashtëzakonisht”. Për aktivizimin titullar të Joan García, trajneri tha: “Luajti sepse ne e vendosëm kështu dhe ishte vendimi i duhur”. Për më tej lë të hapur ndryshimet në portë në Kupën e Mbretit: “Në fund do të shohim se kush luan. Nuk kemi vendosur asgjë. Mund të...
Burimi:
telesport.al