Flick: Shpresoj që në derbi të sillen të gjithë në mënyrë të përshtatshme
3 Janar 2026 7:46 Alfred Lleshi Hansi Flick foli në konferencë për derbin e sotëm në “RCDE Stadium”, duke konfirmuar se Olmo dhe Lamine janë gati. Ai lavdëroi Manolo González dhe shprehu besimin se tifozët e Espanyol do të sillen me respekt ndaj Joan García. Për ndeshjen: “Së pari, gëzuar Vitin e Ri! Ndeshja është interesante. I uroj Manolos suksese, ajo që ka bërë është e jashtëzakonshme. Espanyol vjen nga pesë fitore radhazi, është agresiv dhe i rrezikshëm në tranzicion. Duhet të luajmë në nivelin më të lartë”. Për derbin: “Është normale të jetë i nxehtë. Ata kanë besim dhe ushtrojnë presion. Ne duhet të ruajmë qetësinë dhe të luajmë futbollin tonë”. Për Joan García: “Do të jetë ndeshje speciale për të. E shoh në formë...
Burimi:
telesport.al