Flick për dëmtimin e Raphinha: Nuk jam i lumtur; diçka duhet të ndryshojë
2 Shkurt 2026 13:47 Alfred Lleshi Hansi Flick foli pas lajmit të dëmtimit të Ter Stegen, duke shmangur detajet derisa të njihet shkalla e problemit: “Dua të pres dhe të shoh”. Për Raphinha, trajneri ishte i qartë: “Sinqerisht, nuk jam i kënaqur me këtë situatë, sepse është një lojtar shumë i rëndësishëm. Duhet të shohim çfarë duhet ndryshuar, çfarë duhet të ndryshojë ai”, duke theksuar se në këtë fazë të sezonit “na duhen të gjithë lojtarët në 100%”. Flick vlerësoi Yamal: “Më pëlqen ta shoh duke shijuar futbollin”, si edhe Balde-n, të cilin e konsideroi “në nivel shumë të lartë” dhe kandidat për përfaqësuesen. Për Ferran Torres tha: “Është një lojtar fantastik”. Sa i përket Rashford, nënvizoi se “ka ende shumë potencial për të treguar”....
Burimi:
telesport.al