Flick pas barazimit “in extremis” ndaj Newcastle: Ndeshjen e kthimit do të shihni një Barcelonë ndryshe

Flick pas barazimit “in extremis” ndaj Newcastle: Ndeshjen e kthimit do të shihni një Barcelonë ndryshe

11 Mars 2026 8:02 Alfred Lleshi Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u shpreh i kënaqur me barazimin 1-1 në “St. James’ Park”, ku Yamal barazoi me goditjen e fundit të ndeshjes ndaj Newcastle United. Edhe pse anglezët dominuan për pjesën më të madhe të lojës dhe katalanasit u dukën të lodhur në fund, Barcelona do të kthehet në “Camp Nou” me rezultat të barabartë. “Kemi luajtur shumë ndeshje së fundmi, kemi edhe lojtarë që vijnë nga dëmtimet. Bernal dhe Pedri po rikthehen pas një periudhe pa aktivitet. Duhet të përmirësohemi, kjo është e qartë, por gjëja pozitive mbetet rezultati. Pas disavantazhit 1-0 ishte fantastike të riktheheshim dhe të merrnim barazimin. Në ndeshjen e kthimit do të shihni një Barça ndryshe”, – tha ai. Flick pranoi...