Flick “nxin” arbitrimin, lartëson Yamal: Është i jashtëzakonshëm, edhe pse  vetëm 18 vjeç

Flick “nxin” arbitrimin, lartëson Yamal: Është i jashtëzakonshëm, edhe pse  vetëm 18 vjeç

9 Prill 2026 13:11 Alfred Lleshi “Është i jashtëzakonshëm, edhe pse vetëm 18 vjeç. Për kombëtaren spanjolle do bëhet një nga lojtarët më të mirë në histori”. Hansi Flick e vlerësoi kështu Lamine Yamal. Trajneri gjerman i Barcelonës mbrojti talentin e ri blaugrana pas humbjes 2-0 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Një sfidë që la shije të hidhur te katalanasit dhe zemëroi trajnerin, i cili kritikoi ashpër arbitrimin. “VAR ishte shumë i njëanshëm në favor të Atlético Madridit… Atje ishte një gjerman, faleminderit Gjermani”, – ironizoi Flick, duke iu referuar arbitrit Christian Dingert. Episodi më i diskutuar mbetet prekja me dorë në zonë nga Pubill. “Nuk e di pse VAR-i nuk ndërhyri. Arbitri është gjerman dhe më duket e...