Flick nuk frikësohet nga Mbappé: Gjithmonë e kam mundur Realin, edhe me të në fushë

Flick nuk frikësohet nga Mbappé: Gjithmonë e kam mundur Realin, edhe me të në fushë

10 Janar 2026 11:25 Alfred Lleshi E mundshme prania e Kylian Mbappé në finalen e Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Real Madridit, çka ishte temë kryesore në konferencën e Hansi Flick, por trajneri gjerman e zbehu rëndësinë e saj. Për të, sfida është më shumë se një lojtar: “Po luajmë kundër Real Madridit, jo kundër Mbappé. Ai është një lojtar fantastik, por ne përballemi me një skuadër fantastike”. Flick kujtoi se Mbappé ishte gjithmonë në fushë gjatë fitoreve të Barcelonës, sezonin e kaluar: “Sa ndeshje luajtëm kundër Realit? Katër ose pesë? Dhe Mbappé ishte gjithmonë aty. Megjithatë fituam”. Bilanci është i qartë: fitore në të dyja sfidat e kampionatit, në Superkupë dhe finalen e Kupës së Mbretit, me vetëm një humbje në pjesën e...