Flick: Nuk do të shkoj askund tjetër, Barcelona do të jetë puna ime e fundit
17 Mars 2026 13:54 Alfred Lleshi Ndeshja e parë në “St. James’ Park” përfundoi 1-1, me një gol në fund nga Lamine Yamal me penallti, pas një loje të dominuar nga Newcastle kundër Barcelonës në vështirësi. Trajneri Hansi Flick foli në konferencë për ndeshjen e kthimit, të mërkurën në “Camp Nou”: “Pres një ndeshje ndryshe; ata dinë të bëjnë presion lart dhe mbrojnë mirë. Do të jetë një ndeshje e fortë, ua kam thënë qartë lojtarëve. Duhet të bëjmë një paraqitje perfekte dhe do të përpiqemi”. Deklaratat e presidentit Joan Laporta për rinovimin deri më 2028 u përmendën nga gazetarët: “Nuk është momenti për të folur për këtë; përpara kemi një ndeshje shumë të rëndësishme për klubin dhe të ardhmen tonë. Jam shumë i lumtur...
Burimi:
telesport.al