Flick: I lumtur për rikthimin e Gavit. Cancelo? Ka cilësi të jashtëzakonshme

Flick: I lumtur për rikthimin e Gavit. Cancelo? Ka cilësi të jashtëzakonshme

Pas fitores 5-2 ndaj Sevilla, trajneri Hansi Flick analizoi paraqitjen e skuadrës së tij në konferencë për shtyp, duke theksuar aspektet pozitive dhe ato për t’u përmirësuar: “Jemi të lumtur për fitoren dhe mbi të gjitha për rikthimin e Gavi. Për të është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Sot ishte momenti i duhur për ta futur në lojë, në stërvitje pashë që ishte rikuperuar mirë, sidomos në duelet një kundër një”. Flick përmendi edhe faktin që Ronald Araújo i besoi Gavit shiritin e kapitenit, një shenjë e atmosferës pozitive në dhomat e zhveshjes. Megjithatë, trajneri theksoi se ka ende gjëra për t’u përmirësuar: “Pësuam dy gola në minutat e fundit. Kishte lojtarë shumë pozitivë si Dani Olmo, Raphinha dhe João Cancelo, por duhet...