Flick: Humbjet janë pjesë e lojës, ajo që ka rëndësi është të reagojmë dhe këtë dua ta shoh sot

Flick: Humbjet janë pjesë e lojës, ajo që ka rëndësi është të reagojmë dhe këtë dua ta shoh sot

16 Shkurt 2026 10:09 Telesport Java e 24-t e La Liga do të mbyllet sot me ndeshjen mes Barcelonës dhe Girona. Skuadra kampione vjen pas zhgënjimit të madh në Kupën e Mbretit, ku u mun 4-0 nga Atletico Madrid. Trajneri Hansi Flick analizoi situatën aktuale të Barcelonës, duke filluar me nevojën për të ecur përpara nga humbja e tyre e fundit. “Ajo që ndodhi të enjten është një mësim për t’u nxjerrë. Humbjet mund të ndodhin, por ajo që ka rëndësi është se si reagoni, dhe dua ta shoh atë reagim në fushë sot”, tha Flick. “Nëse nuk jemi të përqendruar do të ndodhë ajo që ndodhi në 45 minutat e para të ndeshjes së fundit. Duhet ta pranojmë humbjen, por jeta vazhdon dhe tani...