Flick: Futbolli gjithnjë ka rezervuar surpriza, presim magji nga Yamal por e gjithë skuadra po luan mirë

Flick: Futbolli gjithnjë ka rezervuar surpriza, presim magji nga Yamal por e gjithë skuadra po luan mirë

2 Mars 2026 9:18 Telesport Barcelona bëri detyrat e shtëpisë në La Liga, duke fituar 4-1 ndaj Villareal, ku protagonist ishte sulmuesi Lamine Yamal, që realizoi një tregolësh. Megjithatë, trajneri i klubi “blaugrana”, Hansi Flick, nuk foli vetëm për talentin e sulmuesit të tij. “Ne të gjithë presim gola dhe magji nga Lamine, por edhe pjesa tjetër e ekipit ishte shumë e mirë. Ne ushtruam presion të mirë ndaj Villarreal, duke fituar betejat kokë më kokë dhe ky ishte çelësi i fitores”, tha Flick. “Sigurisht që mund të bëjmë më mirë, por më pëlqeu shumë ajo që pashë në sfidën e fundit në kampionat. Luajtëm shkëlqyeshëm. E marta do të jetë ndryshe, por do të duhet të luajmë në këtë nivel“, tha Flick në lidhje...