“Flick është si një baba, më ka ndihmuar gjithmonë. Kam vuajtur shumë, tani jam i lumtur”
16 Mars 2026 8:06 Alfred Lleshi Gavi është rikthyer më në fund në fushë me Barcelonën, pas më shumë se 6 muajsh mungesë për shkak dëmtimi, duke rikthyer emocione të forta te tifozët blaugrana. Mesfushori i ri spanjoll tregoi për rrugën e gjatë të rikuperimit: “Ishte shumë e vështirë, shumë më e komplikuar se herën e fundit. Kam vuajtur shumë dhe procesi i përditshëm ishte i dhimbshëm. Ajo që po ndiej tani është unike, jam vërtet i lumtur”. Për marrëdhënien me trajnerin Hansi Flick, Gavi shprehu mirënjohje të madhe: “Ky rikthim i ngjan atij të mëparshmit dhe Flick ka qenë gjithmonë pranë meje si një baba. Më ka ndihmuar gjithmonë dhe më ka dhënë besim, e kam ndier këtë dhe jam shumë i lumtur për...
Burimi:
telesport.al