“Flick do të qëndrojë te Barcelona sa të dojë vetë nën presidencën time”

“Flick do të qëndrojë te Barcelona sa të dojë vetë nën presidencën time”

3 Shkurt 2026 11:25 Alfred Lleshi Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar besimin e tij të plotë te Hansi Flick, duke e cilësuar trajnerin ideal për projektin blaugrana. Laporta vlerësoi jo vetëm aftësitë teknike të gjermanit, por edhe cilësitë e tij njerëzore, duke deklaruar se Flick do të ketë kontratë “deri sa të dojë” nën presidencën e tij: “Për ne ishte e rëndësishme të kishim dikë me përvojën dhe kompetencën e tij, por nëse është fenomen si trajner, është edhe më shumë si person. Ditën që e angazhuam, kuptuam se po bënim diçka të rëndësishme, sepse ishte trajner i kompletuar dhe dinte të menaxhonte një grup lojtarësh shumë të rinj dhe me përvojë”. Flick ka fituar besimin e ambientit katalanas, duke sjellë momente pozitive...