Flick bëhet “një shekull” te Barcelona… Më shumë fitore se Guardiola, vetëm pas Luis Enrique

Flick bëhet “një shekull” te Barcelona… Më shumë fitore se Guardiola, vetëm pas Luis Enrique

Hansi Flick rrumbullakon ndeshjen e 100-të si trajner i Barcelonës, këtë të shtunë në “Spotify Camp Nou”, kundër Villarrealit. Debutimi i tij më 17 gusht 2024 në “Mestalla” nisi me një dopietë të Lewandowskit, që i dhuroi fitoren Flick (1-2). Që nga ajo ditë, trajneri gjerman ka revolucionuar Barcelonën jo vetëm me vizionin futbollistik, por edhe me personalitetin që ka lidhur tifozët nga dita e parë. Në 99 ndeshje, Flick ka regjistruar 74 fitore, 9 barazime dhe 16 humbje. Nëse fiton ndaj Villarrealit, gjermani do të arrijë një përqindje të jashtëzakonshme, 75% fitore. Ai ka fituar 4 trofe deri tani: La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës, ndërsa Champions-in e humbi në minutat e fundit ndaj Interit. Statistikat e Flick tregojnë qartë filozofinë...