Flick befason me mbrojtjen që i bën të rebeluarit Yamal, tregon çfarë i tha pas zemërimit të tij

Flick befason me mbrojtjen që i bën të rebeluarit Yamal, tregon çfarë i tha pas zemërimit të tij

Hansi Flick analizoi situatën e Barcelonës para ndeshjes së sotme ndaj Atlético Madridit (ora 21:00). Në përgjigjen e 12 pyetjeve bëri një lavdërim të madh për Lamine Yamal. I pyetur për zemërimin e yllit blaugrana ndaj José Ramón de la Fuente, të zbuluar nga “Mundo Deportivo”, Flick theksoi: “Duhet të shohim se Lamine është vetëm 18 vjeç, për mua është një lojtar i jashtëzakonshëm. Kur shikon ndeshjen përsëri, ajo që po bën është fantastike. Në një kundër një…, në gjithçka është fantastik, por ka vetëm 18 vite mbi supe. Sigurisht që ndonjëherë zemërohet kur e zëvendësoj, ose kur ndodh diçka, për shembull kur disa lojtarë driblojnë dhe gjuajnë. Ndonjëherë ndodh sepse ai nuk shënon gol, kjo është emocionale dhe gjë e mirë, gjithmonë do ta...