Flick: 3 lojtarë të dëmtuar brenda një jave është e tepërt, do të flasim me stafin mjekësor

Flick: 3 lojtarë të dëmtuar brenda një jave është e tepërt, do të flasim me stafin mjekësor

5 Mars 2026 10:16 Telesport Një emergjencë e pafundme dëmtimesh. Barcelona po paguan një çmim të lartë nga lëndimet, ku dy më të fundit erdhën në sfidën e kthimit të Kupës së Mbretit, atë fituar 3-0 ndaj Atletico Madrid. Bëhet fjalë për Jules Koundé dhe Alejandro Baldé (ky i fundit e kishte zëvendësuar francezin vetëm pas pak minutash). Trajneri Hansi Flick është dukshëm i shqetësuar nga kjo situatë. Lista e mungesave po rritet: Frenkie de Jong dhe Robert Lewandowski ishin tashmë jashtë, ndërsa Gavi dhe Andreas Christensen kanë qenë jashtë për ca kohë. “Kemi dy lëndime të tjera dhe kjo nuk është normale. Duhet të flasim me mjekët dhe stafin mjekësor për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe për të gjetur zgjidhje. Gjërat duhet...