Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm
Mbrojtësi brazilian foli për “AS” rreth shëndetit të tij pas operacionit në zemër. “Jam mirë dhe nën vëzhgim.” Deklaratë për gazetën spanjolle AS e Roberyo Carlos, i cili është shtruar në spital pas një operacioni në zemër. Ambasadori i famshëm brazilian i FIFA-s dhe i Realit të Madridit, po trajtohet në Brazil pasi u diagnostikua me një problem në zemër dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati afërsisht tre orë, më shumë se sa pritej fillimisht për shkak të komplikimeve gjatë operacionit. Sipas informacionit të publikuar nga gazeta spanjolle AS, ndërsa ishte me pushime në atdheun e tij, ish-lojtari kërkoi ndihmë mjekësore pasi iu nënshtrua analizave në këmbë, ku u zbulua një mpiksje e vogël gjaku. Një skanim me rezonancë magnetike të të gjithë...