Flamurtari përmbys Partizanin në 10 minuta dhe fiton finalen e dytë, një hap larg titullit
Flamurtari në basketboll për femra fitoi 63-58 ndaj Partizanit në finalen e dytë play off luajtur në “Asllan Rusi”, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve. Kampionet vlonjate tashmë janë vetëm një fitore larg titullit kampion, që mund ta festojnë më 4 maj, në fushën e tyre. Ndryshe nga sfida e parë, ajo e luajtur në kryeqytet ishte më e fortë, vendosur për mikeshat nga Vlora vetëm në periodën e fundit. ishte Partizani ai që udhëhoqi për 30 minuta (46-37), falë një avantazhin të krijuar që në periodën e parë (20-11 për kryeqytetaset). Por në periodën e katërt ndeshja merr një tjetër kah, me Flamurtarin që luan më mirë dhe përmbys shifrat. Vlonjatet shënojnë dyfishin e pikëve të Partizanit, duke fituar 63-58. Briske me 18 pikë...
Burimi:
telesport.al