Flamurtari nuk njeh humbje në kampionat, Studenti mund Vllazninë e siguron fazën play off
Janë luajtur takimet e javës së 18-të të Superligës në basketboll për femra. Flamurtari kampion fitoi 87-64 ndaj Partizanit, duke siguruar përfundimisht vendin e parë në sezonin e rregullt. Në takimin e luajtur në Vlorë, basketbollistet vendase patën epërsi gjatë gjithë kohës, duke u shkëputur që në periodën e parë. Adia Brisker me 24 pikë ishte lojtarja e shënuesja më e mirë. Në Shkodër, ekipi i Studentit fitoi 66-60 ndaj Vllaznisë vendase, duke siguruar një vend në play off. Pas një pjese të parë të mirë të ekipit vendës (34-22) vjen për mbysja e kryeqytetaseve. Në pjesën e dytë, basketbollistet e Studentit luajtën më mirë, duke përmbysur disavantazhin dhe fituar me meritë. Rreshpja realizoi 22 pikë e 13 rebound për Vllazninë, por që s’mjaftuan. Superliga-Femra,...
Burimi:
telesport.al