Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Flamurtari me ‘petk’ të ri, Abilaliaj merr vendin e Pollozhanit
Kishte kohë që emri i Artim Pollozhanit si drejtor sportiv te Flamurtari ishte vënë në pikëpytje. Fakti që shqiptari nga Maqedonia e Veriut në rolin e njeriut përgjegjës për merkaton e kuqezinjëve nuk arriti të sjellë në Vlorë elementin cilësor për të bërë diferencën, ka bërë që drejtuesit ta largojnë sot dhe po sot të emërojnë Arbër Abilaliajin në këtë post. Vlonjatët janë të parafundit pas 18 javëve në Abissnet Superiore por dhe elementi i ri, eventualisht për t’u afruar në këtë merkato janari ka ndalur. Ndonëse hapësira e lëvizjeve shkon deri në 2 shkurt, te ekipi i Françesko Morieros priten lëvizje në hyrje. Largimet e Ramirez, Rodriguez e Telushit janë emra për t’u zëvendësuar. Vetë italiani pas ndeshjes së fundit në kampionat pati shpreur...