Flamurtari i pari edhe pa luajtur, Tirana, Partizani e Studenti kapin zonën play off

Flamurtari i pari edhe pa luajtur, Tirana, Partizani e Studenti kapin zonën play off

Superliga në basketboll për femra ka luajtur takimet e javës së 18-të. Flamurtari kryesues ishte pushim, por vlonjatet qëndrojnë në vendin e parë të renditjes, madje të shkëputura ndjeshëm nga rivalet. Në “Fahrie Hoti“, skuadra e Tiranës fitoi me lehtësi 71-34 ndaj Vllaznisë së vendit të fundit. Bardheblutë u shkëputën që në periodën e parë dhe më pas thelluan shifrat. Byberi me 23 pikë ishte më e mira. Pa shumë vështirësi fitoi edhe Partizani, që në “Asllan Rusi“ mposhti 85-73 Studentin në derbin kryeqytetas. Carter me 21 pikë ishte shënuesja më e mirë për Partizanin, ndërsa 24 pikët e Sali të Studentit mbetën për statistikë. Superliga-Femra, java e 18-të Partizani – Studenti, 85-73 Tirana – Vllaznia, 71-34 Flamurtari (pushim) Renditja: Flamurtari 32 pikë, Tirana 27...