Flamurtari i pandalshëm mposht Vllazninë dhe shkëputet 6 pikë, Tirana fiton derbin me Studentin
7 Shkurt 2026 17:38 Telesport Flamurtari në basketboll për femra fitoi 76-46 ndaj Vllaznisë në basketboll për femra, duke u shkëputur në 6 pikë renditjen e Superligës pas ndeshjeve të javës së 13-të. Në takimin e luajtur në Vlorë, skuadra vendase e komandoi ndeshjen dhe meritoi fitoren. Brisker dhe Gedeon realizuan nga 20 pikë secila për Flamurtarin. Në “Fahrie Hoti“, skuadra e Tiranës mposhti 75-66 Studentin në derbin kryeqytetas. Një ndeshje me rivalitet vetëm në periodën e parë, pasi me tej bardheblutë u shkëputën dhe administruan avantazhin. Baughman me 17 pikë u dallua për Tiranën, ndërsa 20 pikët e Pëllumbi për Studentin mbetën për statistikë. Superliga-Meshkuj, java e 13-të Flamurtari – Vllaznia, 76-46 Tirana – Studenti, 75-66 Partizani (pushim) Renditja: Flamurtari 24 pikë, Tirana 18...
Burimi:
telesport.al