Flamurtari dënohet 8 ndeshje, vlonjatët do t’i luajnë sfidat e radhës pa tifozët në stadium

Flamurtari dënohet 8 ndeshje, vlonjatët do t’i luajnë sfidat e radhës pa tifozët në stadium

Ishte e pritshme, dhe goditja nuk ishte e lehtë. Flamurtari mori një ndëshkim të fortë nga Federata Shqiptare e Futbollit, pasi Komisioni I Disiplinës në këtë institucion e dënoi me 8 ndeshje pa praninë e tifozëve. Kjo, pasi në sfidën e Superligës ndaj Teutës të premten e kaluar në Vlorë, një pjesë e tifozëve hynë në fushë dhe sulmuan lojtarët e ekipit mik. Një ngjarje gati e pazakontë edhe për futbollin shqiptar, ku dhuna ka qenë shpesh e pranishme, ndonëse vitet e fundit më shumë episodike. Dënimi është i tillë që klubit vlonjat i hiqet mundësia që të paguajë për të përfituar përgjysmimin në katër ndeshje, pra do t’i shlyejë 8 javë të plota në fushën e vet. Përveç kësaj, Disiplina vendosi edhe gjobë prej...