Fitorja e Realit të Madridit iu kushtua atyre që janë kundër racizmit në futboll
Adriatik BALLA Fitorja e Realit të Madridit ndaj Benfikës në plejofin e Ligës së Kampionëve ishte “për të gjithë ata që janë kundër racizmit”. Kështu ka thënë mesfushori i madrilenëve, Aurelien Tçuameni pas fitores 2:1 të së mërkurës mbrëma në “Santiago Bernabeu”. Vinicius Jr tha se u fye në baza racore nga Gianluka Prestianni i Benfikës në ndeshjen e parë në Lisbonë, në të cilën braziliani e shënoi golin e vetëm. Prestianni ka mohuar akuzën, por u pezullua për ndeshjen e dytë në Madrid. Hetime ndaj tij po zhvillohen ende. Tifozët madrilenë treguan mbështetje për Viniciusin, ndërsa një baner me fjalët “jo racizmit” u shfaq në tribuna para fillimit të ndeshjes. Viniciusi e shënoi golin e fitores 2:1, ndërsa Madridi përmbysi rezultatin pas epërsisë 1:0...
Burimi:
sot.com.al