Fitore me vlerë për Partizanin, Vllaznia hakmerret ndaj Dinamos dhe ngjitet e dyta

Fitore me vlerë për Partizanin, Vllaznia hakmerret ndaj Dinamos dhe ngjitet e dyta

Adriatik BALLA Java e 20-të e Kategorisë Superiore u mbyll ditën e djeshme me duelin më të rëndësishëm, atë mes Dinamos dhe Vllaznisë, dy skuadra që rivalizojnë për të qenë fituese të titullit. Në këtë ndeshje në mend më shumë do të mbahet fakti se ikën dritat dhe ndeshja u shty për shumë e shumë minuta. Gjithsesi, goli i Balajt me penallti në minutën e 33-të dhe ai i Kallakut në minutën e 84-t i dhanë fitoren Vllaznisë 2-0. Kjo ishte një hakmarrje e shkodranëve për humbjen që u kishte shkaktuar Dinamo në fazën e dytë. Duhet theksuar se as kjo xhiro e garës nuk prodhoi rezultate të tilla që ndikuan thelbësisht në pozitat e skuadrave në renditje. Më e fituar doli skuadra e Partizanit...