Fitore jetike, Tirana feston ndaj Flamurtarit
Tirana arriti një fitore minimale 1-0 ndaj Flamurtarit, në ndeshjen e javës së 21-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” ishte e luftuar dhe me raste në të dyja portat. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me lojë të ekuilibruar. Në fraksionin e dytë, Tirana u shfaq më kërkuese në fazën sulmuese. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 77-të nga Myslovic, pas një kombinimi me Voglin. Flamurtari tentoi të reagojë në minutat e mbetura, por pa sukses përballë mbrojtjes vendase. Me këtë fitore, Tirana shkon në kuotën e 17 pikëve dhe mbetet në vendin e fundit. Flamurtari renditet i parafundit me një pikë më shumë.
Burimi:
sot.com.al