Fitore e jashtëzakonshme nga Como, Roma “viktima” e radhës (video)
15 Mars 2026 19:57 Telesport Como ka marrë fitoren e katërt rresht në Serie A, sot duke mundur 2-1 Romën, në sfidën e vlefshme për javën e 29-të. Verdhekuqtë e nisin shumë mirë takimin, duke fituar penallti në minutën e 7-të, pas një kontakti brenda në zonë mes Lorenzo Pellegrini dhe Diego Carlos. Arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë, Donyell Malen tregohet i saktë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Romën. Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe e vendasve. Në minutën e 59-të, i zakonshmi Anastasios Douvikas i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, gjen golin pas një asisti mjeshtëror të Alex Valle. Në minutën e 64-të, gjërat vështirësohen akoma edhe më shumë për Romën, pasi mbetet me 10 lojtarë. Wesley...
Burimi:
telesport.al