Fitojnë të gjithë pretendentët: Spurs e Denver luftojnë për kreun në Perëndim, humbet Detroit

Fitojnë të gjithë pretendentët: Spurs e Denver luftojnë për kreun në Perëndim, humbet Detroit

Fitorja e 9-të radhazi në NBA për Denver, që ngjitet në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit dhe siguron matematikisht fazën play off. Skuadra e Nuggets mundi 137-132 Portland pas kohës shtesë, sfidë ku Nikola Jokic realizoi një “triple double”, me 35 pikë, 14 rebound e 13 asist. Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Detroit qëndron në krye të renditjes edhe pas humbjes 123-107 në fushën e Orlando. Paolo Banchero me 31 pikë u dallua për vendasit. Fitore në sekondat e fundit për New York, që mundi 108-105 Atlanta, ndeshje ku diferencën e bëri Jalen Brunson me 30 pikë. Skuadra e San Antonio konsolidon vendin e dytë në perëndim pas fitores 115-102 ndaj Philadelphia. Vendimtar stoli i Spurs, nga ku erdhën 50 pikë. Fitore...