Fitoi ndaj Alkaraz në finale, Siner rikthehet numëri 1 i ATP-së
Finalja e së dielës përballi për herë të parë gjatë vitit 2026 dy tenistët më të mirë të momentit në gjithë botën. Italiani Janik Sinner rikthehet në vendin e parë në renditjen e ATP-së. Ai triumfon në Monte Carlo Masters 1000, duke mposhtur spanjollin Karlos Alkaraz 7-6 (5), 6-3 në dy orë e pesëmbëdhjetë minuta lojë. Ndeshja u ndikua nga era dhe gabimet, por Siner arriti të fitojë me vështirësi në setin e parë dhe përmbysi një disavantazh në setin e dytë duke i rrëmbyer spanjollit dy topa sherbimi . Ky është titulli i tetë në karrierën e Siner në ATP. Post navigation
Burimi:
sportiim.al