Fiorentina e shokuar, ndërron jetë presidenti Rocco Commisso, 76 vjeç
17 Janar 2026 8:43 Alfred Lleshi Fiorentina është në zi, ka ndërruar jetë presidenti Rocco Commisso, në moshën 76-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga klubi në faqen zyrtare. “Me dhimbje dhe trishtim të madh, familja ‘Commisso’ njofton ndarjen nga jeta të presidentit Rocco B. Commisso. Pas një periudhe të gjatë trajtimesh, presidenti ynë i dashur na la”, – thuhet në komunikatë. I lindur në Marina di Gioiosa Ionica (Reggio Calabria), ai u shpërngul në SHBA në moshën 12-vjeçare. I apasionuar pas futbollit, më 10 janar 2017 bleu shumicën e New York Cosmos, ndërsa më 6 qershor 2019 u zyrtarizua blerja e Fiorentinës. “Për familjen ishte shembull dhe udhërrëfyes…”, – vijon njoftimi, duke theksuar dashurinë e tij për Fiorentinën, punën deri në ditët e fundit...
Burimi:
telesport.al