Fiorentina e pëson në fund, i ikën fitorja prej duarsh dhe nuk shkëputet dot nga zona e ftohtë (video)
7 Shkurt 2026 22:48 Telesport Fiorentina nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi 2-2ndaj Torino, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Serie A, e luajtur në “Artemio Franchi”. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Cesare Casadei dhe e mbyllën pjesën e parë 0-1 në favorin e tyre. Përmbysja e Fiorentina ndodhi brenda 6 minutave në fillim të pjesës së dytë. Manor Solomon barazoi fillimisht shifrat në minutën e 51-të dhe gjashtë minuta më pas ishte Moise Kean që shënoi golin e avantazhit. Kur pritej vërshëllima e fundit e arbitrit dhe Fiorentina t’i gëzohej fitores, Torino barazoi shifrat me Guillermo Maripan, i cili shënoi me kokë pas krosimit nga një goditje dënimi. Sfida mbyllet 2-2. Fiorentina mbetet në vendin e 18-të...
Burimi:
telesport.al