“Finalissima” 2026 u anulua, sulm ndaj spanjollëve: Argjentina, dy herë kampione në tavolinë…
20 Mars 2026 12:56 Alfred Lleshi “Finalissima” 2026 u anulua, por polemikat vazhdojnë. Pas njoftimit të UEFA-s se ndeshja Argjentinë-Spanjë nuk do të zhvillohej dhe akuzave indirekte ndaj kampionëve të botës për mospranimin e alternativave, Federata Argjentinase reagoi: “Është e qartë që luajtja në Madrid do të shkelte parimin e barazisë sportive. Më 14 mars morëm propozimin për një vend neutral, Italinë. E pranuam, duke zgjedhur datën 31 mars. UEFA njoftoi se nuk mund të luhej vetëm 4 ditë pas propozimit origjinal, duke e anuluar ndeshjen. Conmebol dhe AFA janë thellësisht të trishtuara”. Komentin më të ashpër e dha Alejandro Dominguez, president i Conmebol: “Nëse zbatojmë parimin e fitores në tavolinë, Argjentina është dy herë kampione e ‘Finalissima’, sepse Spanja nuk u paraqit”. Ky ishte një...
Burimi:
telesport.al