‘Finalisima’ Argjentinë- Spanjë në rrezik: Fuente: Të ecim me planin B
Finalja midis Spanjës dhe Argjentinës, e planifikuar për më 27 mars në Doha, mund të mos zhvillohet. Qeveria e Katarit ka pezulluar të gjitha garat sportive në territorin e saj deri në njoftim të mëtejshëm. E gjitha pas sulmeve të Iranit ndaj bazave amerikane në vend dhe përshkallëzimit në rritje ushtarak në rajon. ështu ndeshja mbetet e pezulluar dhe do të varet nga zhvillimet e luftës në rajon. Trajneri spanjoll Luis de la Fuente, duke folur në Radio Nacional, komentoi me kujdes situatën. “Prioriteti është që konflikti të marrë fund. Megjithatë, nëse situata do të zgjatet gjidhja mund të jetë kërkimi i një vendi alternativ, nëse është e mundur”, deklaroi trajneri, duke e lënë derën hapur për një plan B. Ndeshja pritej të kthehej në...
Burimi:
sportiim.al