Finale e madhe/ Egnatia përballet me Dinamon

Finale e madhe/ Egnatia përballet me Dinamon

Egnatia do të luajë sot në orën 19:00 kundër Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për finalen e Superkupës. Një përballje me peshë dhe rëndësi të veçantë, që vjen si një tjetër provë force për kampionët në fuqi të futbollit shqiptar. Edhe pse bëhet fjalë për një trofe që shpesh cilësohet si “moral”, në kampin rrogozhinas ai shihet si shumë më tepër sesa kaq. Vetë fakti që Egnatia synon të fitojë gjithçka të mundshme në futbollin shqiptar, e bën këtë finale një objektiv real dhe serioz për skuadrën e Edlir Tetovës. Të gjitha kartat duken në rregull që rrogozhinasit ta shtojnë edhe këtë trofe në vitrinën e tyre, sidomos duke parë momentin pozitiv që po kalon skuadra. Egnatia vjen në këtë finale në formën e saj...